Vllaznia nuk zhbllokohet dot shpejt, shkodranët vuajnë në pjesën e parë. Ja statistikat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2018 | 21:16

Vllaznia nuk zhbllokohet dot shpejt, shkodranët vuajnë në pjesën e parë. Ja statistikat

Vllaznia e këtyre gjashtë javëve të para ka treguar se është pretendentja kryesore për të qenë në Superiore. Ajo ka arritur që të marrë pikët maksimale në këtë start të sezonit. Në gjashtë përballje ajo i ka fituar që të gjitha, duke shënuar 8 gola dhe duke pësuar vetëm një. Por, ajo që është parë është se Vllaznia ndryshe nga çfarë përflitet për këtë skuadër se rrugëtimin drejt superiores e ka “autostradë”, deri tani nuk ka rezultuar krejtësisht kështu. Vllaznia ka vuajtur jo pak për të gjetur rrugën e rrjetës.

Vllaznia

GOLAT

Skuadra pjesën dërrmuese të golave i ka shënuar gjatë pjesës së dytë të takimeve. Vetëm dy nga tetë golat janë shënuar në pjesën e parë. Një prej tyre mban autorësinë e Hajdarit në takimin hapës të këtij sezoni, i shënuar ndaj Korabit në minutën e fundit të pjesë së parë, ndërsa i dyti është shënuar nga Zogaj në përballjen e dytë ndaj Burrelit, që në të dytën minutë. Ndërsa, pjesa tjetër e golave të shënuar janë gjatë minutave të pjesës së dytë të takimit, çfarë tregon se Vllaznia ka hasur jo pak rezistencë nga kundërshtarët e vet.

Ajo ka arritur që të fitojë takimin e parë me shifrat 2-1 ndaj Korabit në Shkodër me një gol të shënuar në pjesën e dytë nga braziliani Xhunior, pas barazimit të përkohshëm të miqve. Po ashtu një prej dy golave të shënuar në Burrel është sërish gjatë pjesës së dytë dhe mban firmën e Xhunior. Në përballjen e tretë, kuqeblutë triumfojnë ndaj Dinamos me shifrat e pastra, 2-0 dhe që të dy golat e shënuar nga Tafili e Xhunior janë realizuar gjatë pjesës së dytë. Po ashtu edhe në takimin e javës së katërt në Lezhë ndaj Besëlidhjes, është Xhunior që në pjesën e dytë të takimit i jep një tjetër 3-pikësh të vlefshëm ekipit të tij. Të njëjtën gjë braziliani bën edhe në takimin e javës së pestë ndaj Veleçikut, ku sërish Vllaznia fiton minimalisht 1-0. Edhe ndaj Erzenit, kuqeblutë fituan 1-0.

ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"