Vllaznia nuk ndalet në merkato, “piketon” edhe ish-futbollistin e Shpresave që shkëlqeu këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2022 | 23:33

Vllaznia nuk ndalet në merkato, “piketon” edhe ish-futbollistin e Shpresave që shkëlqeu këtë sezon

Vllaznia e Mirel Josës, nuk ndalet me kërkesat në merkato. Pas zyrtarizimit të Boshnjakut, Shehit, Vulajt dhe Juriçit, shkodranët janë hedhur sërish në sulm, teksa kërkojnë shërbimet e ish-futbollistit të Shpresave, Shefit Shefiti.

Shefit-Shefiti-Albania-2-1024x1024

Sipas “Shkodra Sport”, drejtuesit kuqeblu, janë në bisedime me futbollistin e dalë nga akademija e Shkëndijës së Tetovës, që prej 2 sezonesh është pjesë e Renovës në elitën e futbollit maqedonas.

Shefiti

Në sezonin e fundit Shefiti është aktivizuar 28 ndeshje me Renovën, ku shënoi 6 gola dhe regjistroi 6 asiste. Kujtojmë që 24-vjeçari ka qenë edhe pjese e Kombëtares U21 të Shqiperisë me të cilën ka luajtur edhe 7 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola. Pozitiv është fakti se Shefiti i luan të 3 pozicionet e repartit të sulmit, si në të dy krahët, ashtu dhe në qendër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"