“Vllaznia nuk ka vuajtur ndaj askujt”, flet Viktor Da Silva: Apolonia? Duhet të vendosim zemrën për të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 14:33

“Vllaznia nuk ka vuajtur ndaj askujt”, flet Viktor Da Silva: Apolonia? Duhet të vendosim zemrën për të…

Vllaznia do të sfidojë nesër skuadrën e Apolonisë në stadiumin “Loni Papuçiu” me fillim nga ora 13:00. Në vigjilje të këtij takimi ka folur dhe Viktor Da Silva i cili analizon në konferencën për shtyp këtë sfidë:

Da Silva

Rikuperimi nga dëmtimi – “Po jam i kënaqur, pasi kalova 3 javë të komplikuara sa i përket dëmtimit që pata, por tani jam rikuperuar plotësisht dhe jam në dispozicion të skuadrës për të dhënë më të mirën time. Ndihem mirë, jam rikuperuar. Kam bërë më të mirën për të fituar pozicionin që kisha dhe jam plotësisht gati.”

Rrugëtimi – “Besoj që jemi në rrugën e duhur. Kemi bërë një kampionat të mirë deri tani, përtej edhe pritshmërive. Jemi të kënaqur. Bëmë një hap të mirë në Kupë duke prekur finalen, por këtë duhet ta lëmë pas për një moment dhe të përqendrohemi në kampionat. Jemi të dytët, dy pikë larg Teutës, duhet të vëmë zemrën tonë për t’i shkuar deri në fund.”

Apolonia – “Ne hyjmë në fushë për të fituar. Ky është mentaliteti ynë, përtej skuadrës që kemi përballë. Duhet të japim maksimumin tonë, 100%, edhe pse nganjëherë nuk mjafton. Nëse luajmë si të mërkurën, pak skuadra mund të na sfidojnë. Sipas meje po, besoj që deri tani asnjë skuadër nuk na ka vënë në vështirësi të mëdha sa i përket lojës. Nëse jemi të dytët ka një motiv, luftojmë në çdo ndeshje dhe nëse kemi të njëjtën shpirt si të mërkurën, do të bëjmë diçka të rëndësishme për objektivin.”

Rasti ndaj Laçit – “E kam përjetuar keq që nuk shënova të mërkurën. Por ishte më e rëndësishme të fitonim dhe të shkonim në finale. Fale Zotit, rasti që humba nuk ndikoi në rezultat dhe jam i kënaqur për këtë.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"