“Vllaznia nuk është shalqi me provë për të rinjtë”, Josa flet para Egnatias: Me Vulajn kam folur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2022 | 11:21

“Vllaznia nuk është shalqi me provë për të rinjtë”, Josa flet para Egnatias: Me Vulajn kam folur…

Vllaznia do të ndeshet në javën e katërt të Superiores përballë Egnatias në transfertë. Në konferencën përpara ndeshjes, trajneri i shkodranëve, Mirel Josa, është shprehur se skuadra e tij duhet të vazhdojë në këtë drejtim që është, për të arritur te rezultatet.

josa

Ecuria pozitive? – Nuk do të thotë gjë që fituam dy ndeshje. Humbja me Erzenin na qëndron prapë si një gjilpërë që na shpon dhe do të qëndrojë. Ne kemi një ndeshje shumë të vështirë, për faktin se do të kemi përballë një skuadër e cila është organizuar për të fituar. Edhe ajo skuadër ka bërë tre ndeshje nga të cilat dy i ka humbur dhe një e ka fituar. Arriti një fitore të vështirë në transfertë në Laç. Ka humbur dy ndeshje që mund të dilnin dhe ndryshe. Kjo na bën që këtë skuadër ta vlerësojmë maksimalisht. Dua të them që ky vlerësim nuk bëhet vetëm se është Egnatia, por ky klub ka bërë shumë lëvizje në skuadër dhe ka hyrë me pretendime.

Katër ish-kuqeblu? – Nuk është ballafaqim brenda familjes. Po luan Egnatia me Vllazninë. Ata lojtarë, ose ata drejtues tani punojnë për Egnatian, por më parë kanë qenë pjesë e Vllaznisë. Kështu e ka futbolli. Unë nuk e shikojë në këtë drejtim. E shikojë në mënyrën si do të shkojë loja dhe se si do ta respektojmë atë futboll.

Fushë e vështirë për Vllazninë? – Mua më intereson që lojtarët e mi të jenë të fokusuar 100%. Të jenë në gjendje të thyejnë manovrën sulmuese të ekipit të Egnatias dhe njëkohësisht të kemi prioritetet tona për sa i përket sulmit.

Detyrim fitoren? – Për mua çdo ndeshje është detyrim për t’u fituar. Jo se është Egnatia nesër. Edhe Egnatia e ka detyrim të fitojë. Varet se si do ta respektojmë ne futbollin.

Mungesat e Latifit dhe Masrkut? – Nuk ka vend që mungesat e një lojtari, si Latuifi, si Marku, si Hakaj, sepse as Hakajn nuk e kemi, nuk e shqetëson një trajner. Por ne e kemi organizuar skuadrën në mënyrë të tillë që t’i kemi parasysh dhe këto gjëra.

Fitorja ecuri drejt titullit? – Jemi shumë shpejtë për të folur për titull. Kemi filluar shumë shpejtë për të folur për titull. Ne do të shohim si do të konsolidohem, e kam thënë dhe më përpara si të konsolidohemi për të qenë një skuadër.

Vulaj? – Është pjesë e skuadrës. po stërvitet me skuadrën. Kur t’i vijë shansi për të luajtur, unë kam folur dhe individualisht me të, kur t’i vijë shansi për të luajtur, atëherë të luajë, qoftë Vulaj, qoftë nga më i riu këtu.

Politikë për të rinjtë? – Vllaznia përherë ka pasur një politikë të tillë. Madje dhe kur kam qenë unë që kam drejtuar skuadrën. Ne po shikojmë, por nuk do të thotë që do të vijë një lojtar i ri në skuadër dhe ai lojtar e ka të sigurt vendin. Këtu nuk ka provë. Vllaznia nuk është shalqi me provë. Prova në kampionat, unë nuk bëj shumë. Vetëm nëse i jepet shansi një lojtari dhe ai më tregon se ai do të ketë mundësi që të ecë përpara, ose t’i shërbejë skuadrës. lojtarë që nuk i shërbejnë skuadrës unë nuk i fus. Pse nuk i fus? Nuk i fus sepse Vllaznia ka pretendimet e veta. Për jua, nuk e di për të tjerët, është shumë e vështirë të ndryshohet formacioni që fiton. Unë me këtë parim kam qenë gjatë gjithë kohës në punën  që kam bërë, qoftë me Vllazninë, qoftë me skuadrat e tjera. Kur t’i vijë rasti çdo lojtari, nga më i miri, deri te ai që ka pretendime më pak, nëse më tregon mua se shkrihet me skuadrën dhe mund të luajë ashtu siç kërkojë unë, atëherë do të luajë. Dhe unë për t’i shërbyer klubit jam këtu, jo individit.

Tifozët në Rrogozhinë? – Me tifozët nuk kam asnjë lloj problemi. Janë dashamirës të cilët kërkojnë që skuadra të eci mirë. kërkojnë që skuadra të ketë ecuri pozitive. Kështu që duhet t’i bëjmë tifozët të vijnë pas nesh,. Me lojën tonë, me impenjimin tonë. po bëmë atë që bëmë në Durrës, nuk po them se humbi skuadra, por mënyra se si humbi skuadra mua nuk më ka pëlqyer fare. Kështu që do të humbim dhe tifozë dhe dashamirësinë e qytetit. Kështu që të vazhdojmë në këtë drejtim. Kemi punuar mirë. me këtë drejtim i kemi dhënë besim tifozëve për vazhdimësinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"