Vllaznia nuk është më vetëm, 100 mijë euro “bonus” për kuqeblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 22:47

Vllaznia nuk është më vetëm, 100 mijë euro “bonus” për kuqeblutë

Vllaznia nuk është bërë vetëm me president dhe një kompani që zyrtarisht ka blerë 100% aksionet e klubit, që u shitën me ankand pak javë më parë. Së fundmi, mësohet se drejtuesit e rinj kanë arritur një marrëveshje sponsorizimi edhe me një kompani të njohur në vend.

ALBAN XHAFERI

Marketingu është një nga gjërat ku Xhaferi është fokusuar shumë pas zyrtarizmit në krye të klubit dhe burime pranë tij tregojnë se është afruar një sponsor, i cili do të japë rreth 100 mijë euro në vit.

Marrëveshjet në fjalë pritet të jenë një frymëmarrje për klubin, i cili vazhdon të paguajë detyrimet e prapambetura nga keqmenaxhimi në vitet e mëparshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"