Vllaznia një “minierë” talentesh, dy futbollistë në provë te Dinamo e Zagrebit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2018 | 10:32

Vllaznia një “minierë” talentesh, dy futbollistë në provë te Dinamo e Zagrebit

Vllaznia vazhdon të prodhojë talente! Të shumtë janë futbollistët shkodranë që kanë bërë vend në skuadra të ndryshe Europiane, ndërsa së fundmi mësohet se dy futbollistë të Akademisë shkodrane do të provohen për disa ditë te skuadra e Dinamos së Zagrebit.

6666

Bëhet fjalë për talentet Egzon Shimaj dhe Serjan Repaj. Shimaj është vetëm 17-vjeç dhe luan në rolin e mbrojtësit, ndërsa Repaj është mesfushor. Të dy futbollistët janë me kontrata afatgjate dhe shihen si e ardhmja e klubit shkodran.

Vllaznia B

Në rast se e kalojnë provën te gjigandët e Kroacisë, atëhere të dy klubet do të ulen për të negociuar në lidhje me të ardhmen, raportojnë mediat shkodrane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"