Vllaznia një hap para, nis ekzaminimin e lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2020 | 22:57

Vllaznia një hap para, nis ekzaminimin e lojtarëve

Në Shkodër janë një hap para të tjerëve. Stafi mjekësor i Vllaznisë ka nisur përgatitjet për kontrollin e futbollistëve që ndodhen aktualisht në qytet, sikundër është rasti i Arsid Krujës. Lajmin e ka konfirmuar dje për “Panorama Sport” vetë mjeku Ilirjan Haxhaja:

Vllaznia mjeku

“Bazuar në këtë situatë, stafi mjekësor i Vllaznisë ka marrë masat për të filluar kontrollet për ekipin. Klinika ‘Medicare’ po na ndihmon që të zhvillojmë teste, me anë të radiologut Arsen Hoxha. Ai do të jetë pranë lojtarëve gjatë ekzaminimeve. Do të bëhet matja e temperaturës për gjithsecilin lojtar.

Do të kontrollohen për ftohje grafitë e mushkërive, eko abdominale dhe zemre. Këto do të kryejmë për ekipin e parë, por edhe për Vllazninë e femrave. Pra, ekipi do të ketë një asistencë të plotë mjekësore gjatë kësaj periudhe”. Duhet sqaruar se nuk bëhet fjalë për tamponë, por për teste normale. Gjithsesi, kontrolle të tilla mund të evidentojnë nëse lojtaret mund ta kenë kaluar pa e kuptuar Koronavirusin, duke qenë asimptomatikë.

A.Uruçi – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"