Vllaznia nis përforcimet për sezonin e ri, një shqiptar dhe një maqedonas firmosin për ekipin shkodran

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2019 | 16:33

Vllaznia nis përforcimet për sezonin e ri, një shqiptar dhe një maqedonas firmosin për ekipin shkodran

Vllaznia ka zyrtarizuar afrimin më të ri, i cili do të përforcojë skuadrën për sezonin e ri.Filip-Gligorov-Suad-Lici-696x454

Bëhet fjalë për mbrojtësin maqedonas Filip Gligorov, i cili vjen nga rumunët e Dunarea Kalarasi. 26-vjeçari kryesisht ka luajtur në kampionatin e vendit të tij, me ekipet e Rabotniçkit, Samorin, Euromil, Skupin, dhe Sileksin, por ka provuar edhe eksperienca jashtë.

Trajneri Mirsad Jonuz i njeh mirë aftësitë e lojtarit, dhe ka shtyrë drejtuesit, të firmosin me të. Gligorov ka firmosur kontratë 1-vjeçare më klubin shkodran, dhe në rast se kualifikohen në kupat e Evropës, përsëri do të jetë pjesë e Vllaznisë. Gjithashtu klubi shkodran bën me dije, se ka arritur marrëveshjen edhe me ish-lojtarin e Luftëtarit, Behar Ramadani, dhe ditën e hënë do të nënshkruajnë kontratën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"