Vllaznia në krizë, vazhdojnë dorëheqjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2018 | 14:15

Vllaznia në krizë, vazhdojnë dorëheqjet

Nesër nis puna për ndërtimin e Vllaznisë së re. Ashtu siç është vendosur, në datën 26 qershor do të mblidhet assambleja e klubit të futbollit dhe prej saj pritet që të marrë rrugë ristrukturimi i klubi. Kjo mbledhje e asamblesë pritet që të shoqërohet me debate mes anëtarëve. Rënia e ekipit nga Superiorja dhe për më tepër sa herë është folur për Vllazninë, ka pasur polemika, edhe kjo mbledhje pritet që të jetë me tone të larta.

Vllaznia

Në prag të kësaj mbledhjeje, disa nga emrat e përfolur për të qenë pjesë e bordit të ri të klubit janë dorëhequr. Pas Fatmir Paçramit edhe Paulin Ndoja, një emër tjetër i madh i futbollit shkodran e atij shqiptar është larguar në drejtim të Amerikës dhe kjo ka bërë që ai të mos jetë i gatshëm për të kontribuar për këtë klub. Pjesë e bordit të ri që pritet të miratohet do të jenë Sabah Bizi, Edi Martini, Lazër Matia, Mhill Shkëmbi dhe Eugen Vaso(Brajoviç). Këta, me sa duket, do të jenë ata që do të votohen për bordin e ri. Mirëpo, ajo që pritet të mësohet është se çfarë do të bëhet me anëtarët e bordit ekzistues. Ata do të dorëhiqen apo mund të ketë një ndryshim në statut që numri nga pesë të tillë të shkojë në 7-të apo në 9-të. Të gjithë këto do të mësohet vetëm nesër në mbledhjen e asamblesë.

vllaznia

ADMINISTRATORI
Ndërsa një tjetër emër që pritet me interes të mësohet është ai i administratorit të ri të klubit. Pas dorëheqjes së Astrit Gjyrezit, tani duhet që bordi i ri të përzgjedhë edhe administratorin. Një nga emrat më të lakuar është ai i Lazër Matisë. Presidenti i Klubit të Futbollit Vllaznia t

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"