Vllaznia në kërkim të një sulmuesi, zbulohet futbollisti që po presin shkodranët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2020 | 8:58

Vllaznia në kërkim të një sulmuesi, zbulohet futbollisti që po presin shkodranët

Një sulmues moldav që luan në të dy krahët pritet të jetë firma e dytë e Vllaznisë në këtë merkato.SIDORENCO

Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Eugen Sidorenko, me të cilin prej ditësh drejtori sportiv i kuqebluve, Engin Firat, po negocion për ta bindur që të veshë fanellën e Vllaznisë.

Sidorenko luan më tepër si sulmues i majtë dhe ka një eksperiencë të madhe në vendin e tij, por jo vetëm. Në sezonin më të mirë ai ka arritur të shënojë 7 gola, pikërisht kur ka luajtur në Izrael me Hapoel Nof Hagalil.
82086400_2858246904232278_8612110689265254400_n

Vitin 2019 moldavi e mbylli si pjesë e Zimbru Kishinjevit. Pritet që ai të firmosë për Vllaznisë, pasi në parim e ka pranuar ofertën. Megjithatë, çdo gjë do të qartësohet në orët në vijim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"