Vllaznia në kërkim të një portieri, në skenë del emri i Frashërit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2017 | 10:44

Vllaznia në kërkim të një portieri, në skenë del emri i Frashërit

Vllaznia ka nisur të marrë formë me ardhjen e Hasanit dhe Likës, por megjithatë afrimet e futbollistëve nuk pritet të ndalen këtu. Drejtuesit e klubit kanë ndër mend që të marrin edhe 2-3 lojtarë të tjerë dhe përpjekjet për të realizuar këto lëvizje në merkato vazhdojnë.

Selimaj

Garancia financiare që ka dhënë bashkia Shkodër është në tregues i mbarëvajtjes së punës dhe për këtë arsye, drejtuesit dhe stafi teknik po vijojnë bisedimet me lojtarët që dëshirojnë të kenë në skuadër.

flamurtari laci frasheri

Tashmë prioritetet janë të fokusuara te gjetja e një sulmuesi cilësor dhe e një qendërmbrojtësi. Por, emri më i fundit që ka dalë në skenë është edhe ai i portierit Stivi Frashëri, për të cilën kuqeblutë interesohen ta kenë në ekip.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"