Vllaznia në “ajër”, pa afrime dhe me titullarët pezull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2018 | 15:55

Vllaznia në “ajër”, pa afrime dhe me titullarët pezull

Vllaznia nuk është ende e plotë. Me 5 titullarë që nuk janë konfirmuar ende dhe pa afrime cilësore në merkato, duhet thënë që ende nuk është ndërtuar një grup pretendent për Kategorinë e Parë. Kapiteni Gilman Lika, mesfushorët Arsid Tafili e Florind Bardulla, mbrojtësit Olsi Gocaj dhe Antonio Marku nuk e kanë ende të sigurt të ardhmen si kuqeblu.

Vllaznia-lojteret

Lojtarët duhet të ulen për të rishikuar kontratën dhe kur dihet që do të ketë ulje pagash, s’mund të themi me siguri nëse të gjithë do të gjejnë akordin. Pas prezantimit të drejtorit Engin Firat, mendohet që klubi të zgjidhë edhe këtë çështje. Brenda kësaj jave pritet që Suad Lici të fillojë negociatat me lojtarët për të folur për vazhdimësinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"