Vllaznia ndryshon fytyrë para Tiranës, ja si pritet të rreshtohet skuadra e Mirsad Jonuz

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2019 | 20:31

Vllaznia ndryshon fytyrë para Tiranës, ja si pritet të rreshtohet skuadra e Mirsad Jonuz

Vllaznia do të jetë e kompletuar për takimin me Tiranën. Tekniku Jonuz, për këtë përballje, do të ketë tri forca të reja, gjë që do të bëjë që të ndryshojë edhe formacioni për këtë takim.

vllaznia arbitri ziri

Nisur nga sa ka aplikuar edhe herë të tjera, tekniku Jonuz pritet t’i kthehet një skeme rigoroze në prapavijë. Aplikimi i saj në 8 javët e para bëri që ecuria e Vllaznisë të ishte teje pozitive. Me shumë gjasa tekniku do të hedhë nga minuta e parë sërish Sherrin në portë. Mbrojtja pritet që të jetë e përforcuar me pesë lojtarë. Gurishta që u rikthye nga pezullimi do të vendoset nga e djathta. Në qendër do të luajnë shtatlartët Shehi e Malota, të cilët pritet të ndihmohen nga Marku.

Ndërsa nga e majta do të vendoset sërish Godfrej. Mesfusha do të ketë dy lojtarë të rikthyer, të cilët mund të japin rendimentin e tyre për këtë përballje. Ramadani dhe Hygor do të jenë dy forcat më tepër të kësaj skuadre. Ata, së bashku me Krymin, pritet që të përbëjnë treshen e këtij reparti.

Rikthimi i brazilianit pas dëmtimit që pësoi, pritet që të sjellë edhe fatin me vete pranë skuadrës. Kur ai ka qenë në fushën e lojës, edhe rezultatet pozitive nuk kanë munguar. Sulmi do t’i besohet dyshes Shtubina e Lika, prej të cilëve tekniku Jonuz ka kërkuar që të godasin më shumë drejt portës kundërshtare.

vllaznia tifozet

GLIGOROV – Filip Gligorov pritet që të jetë sërish një mungesë tepër e madhe për ekipin e tij. Ai, me sa mësohet, vijon që të ketë problemet e dëmtimit dhe me shumë mundësi një gjë e tillë nuk duket se mund të kalojë lehtë.

Kjo ka sjellë jo pak problem për teknikun Jonuz, i cili kishte gjetur lojtarin e duhur për ta vendosur në të dy krahët, si të mbrojtjes e po ashtu edhe të mesit të fushës. Gligorov në disa takime ka qenë përcaktues me asistet e tij. Edhe vetë tekniku Jonuz e ka quajtur si një mungesë të rëndësishme atë të Gligorovit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"