Vllaznia mendon për të ardhmen, Martini dhe Cungu bëhen bashkë tek e njëjta skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2020 | 15:03

Vllaznia mendon për të ardhmen, Martini dhe Cungu bëhen bashkë tek e njëjta skuadër

Martini dhe Cungu bëhen bashkë. Nuk i referohemi trajnerëve, por djemve të tyre.

VLLAZNIAAA

Nëse Edi dhe Armando po shkëlqejnë me Teutën dhe Vllazninë, Diegon me Uilliam kanë nisur rrugëtimin e tyre në futboll te Vllaznia U-17. I pari është 16 vjeç dhe i dyti vetëm 15, e megjithatë i janë bashkuar skuadrës së drejtuar nga Brikeno Bizi.

Cungu “junior” luan në të njëjtin pozicion si i ati, atë të mesfushorit organizator. Ndërsa Martini “junior” në njëfarë mënyre e ka “tradhtuar” të atin sepse nuk luan si sulmues, por ka zgjedhur atë të qendërmbrojtësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"