Vllaznia me mesfushë të ngjeshur, ja si pritet të rreshtohen sot të dy ekipet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2018 | 11:45

Vllaznia me mesfushë të ngjeshur, ja si pritet të rreshtohen sot të dy ekipet

Vllaznia pritet të luajë me një mesfushë të ngjeshur. Nga sa ka bërë me dije vetë tekniku Gjoka, kuqeblutë do të jenë me forca të shumta në mesin e fushës për të eliminuar në njëfarë mënyre armën me të fortë të miqve.

vllaznia-teuta1-470x243

Aktivizimi i dyshes Krymi e Tafili së bashku me Orelesin duket se do të krijojnë një barrierë të fortë para mbrojtjes. Kjo mund të jetë edhe zgjidhja që tekniku do të kërkojë për të marrë më të mirën në këtë përballje.

it

Gjoka do të besojë sërish te Sherri në portë e po ashtu edhe te katërshja e mbrojtjes Gocaj, Malota, Berisha e Mersini. Në sulm sërish do të jetë i vetëm nga  minuta e parë Sukaj. Mesi i fushës, përveç treshes, pritet që të ketë edhe Çinarin e Likën në krahë.

Ndërkohë, ky pritet të jetë formacioni i Teutës në ndeshjen e sotme.

fgh

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"