Vllaznia me dy mungesa, Partizani nuk ndryshon. Ja si priten rreshtimet e dy ekipeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2021 | 12:43

Vllaznia me dy mungesa, Partizani nuk ndryshon. Ja si priten rreshtimet e dy ekipeve

Tekniku Brdariç edhe për përballjen ndaj Partizanit, një nga më të vështirat e kuqebluve në këtë periudhë, duket se do të ketë jo pak probleme për sa u përket lojtarëve që do të hedhë në fushë nga minuta e parë. Nga sa dihet, për këtë takim nuk do të jetë i gatshëm për arsye kartonësh kapiteni Gurishta, por edhe Imami për arsye dëmtimi. Ndërsa edhe braziliani Viktor da Silva nuk shikohet i mundshëm si alternativë e parë për këtë përballje. Ai mund të jetë pjesë e stolit, por jo pjesë e formacionit të parë për këtë sfidë.

vllaznia-1

Nisur nga kjo situatë, tekniku ka skicuar në njëfarë mënyrë edhe 11-shin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë. Zogoviç do të jetë në portë. Kruja pritet që të jetë në të djathtë të mbrojtjes, së bashku me Shehin e Adilin në qendër e Isaevskin nga e majta. Në mesin e fushës do të jetë Krymi, Jonuzi e Marku, dy të parët të kthyer pas pezullimit, duke qenë një barrierë e fortë në këtë sektor të fushës. Në krahë, pritet që të luajnë dyshja Imeri e Hoxhaj, që do të jenë në mbështetje të sulmuesit kryesor të ekipit, boshnjakut Haris Dilaver. Ky mund të jetë edhe 11-shi që do të startoj përballjen ndaj Partizanit.

VLL

PARTIZANI– Vetëm 1 fitore në 6 ndeshjet e fundit të Partizanit, por Daja sërish pritet t’u qëndrojë besnik lojtarëve që kanë dhënë më shumë në këtë periudhë. Alban Hoxha si gjithmonë në portë, ndërsa Mala dhe Hakaj nga krahët e prapavijës. Në qendër të mbrojtjes, Bitri dhe Belica, që përveçse sigurisë në aspektin difensiv, janë një rrezik për kundërshtarët edhe në goditjet standarde. Në mesfushë, treshja e zakonshme: Broja, Murataj dhe Bardhi.

Duket se Daja ka gjetur balancën e duhur në repartin më të rëndësishëm në futboll. Broja është një lojtar që ndihmon shumë mbrojtjen, ndërsa Murataj është një futbollist që sakrifikon shumë dhe vrapon pa u ndaluar. Ndërsa Bardhi, ka elementin më të rëndësishëm, golin. Pesë gola ka shënuar deri më tani mesfushori i Partizanit, qëështë dhe golashënuesi më i mirë i “demave” së bashku me Asanin. Ky i fundit pritet të jetë në të djathtë të sulmit, ndërsa Çinari në të majtë. Përgjegjësinë e golave dhe përplasjes me mbrojtjen shkodrane, do ta marrë Stenio Zhunior, që do të jetë pika e referimit.

PAR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"