Vllaznia me 5 yje, shpallet kampione e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 14:23

Vllaznia me 5 yje, shpallet kampione e Shqipërisë

Vllaznia në futbollin e femrave është ab solute. Ajo ka fituar edhe titullin e 5-të radhazi, ndërsa ceremonia e dorëzimit të trofeut ka nisur fill pas ndeshjes së fundit në kampionat kundër Pogradecit, të cilën skuadra shkodrane e fitoi 5-0. Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, kupa iu dorëzua kapitenes shkodrane, Esmeralda Franja nga ish-futbollisti shkodran, Hysen Zmijani.

Vllazia

Protagonistët e këtij suksesi janë shprehur të lumtur për suksesin e tyre që në këtë kampionat kanë qenë të pathyeshme, duke e mbyllur sezonin me pikë të plota.

MEGI DOÇI – Me dy golat e shënuar në ndeshjen e fundit kundër Pogradecit, sulmuesja kuqeblu, Megi Doçi ka fituar edhe trofeun e “Këpucës së Artë” si golashënuesja më e mirë e kampionatit, me 70 gola. Ajo ka lënë pas rivalen nga Gjakova, Cyme Lulaj, që luan për Kinostudion, e cila nuk mundi të kalonte më shumë se 62 gola, pasi dje skuadra e saj ishte pushim.

Doci

Megi Doçi njëkohësisht është edhe golashënuesja më e mirë në gjithë historinë e futbollit shqiptar të femrave, teksa ka shënuar një numër mbi rreth 350 golash në total në 5 sezone që luan futboll.

NDESHJET E TJERA – Jubani e mbylli me fitore dhe me festë, teksa ka fituar 1-0 me Apoloninë, por që nuk iu shmang tensionit. Tirana, fitore fantastike në Durrës 5-0 dhe kap vendin e dytë. Skuadra e tretë shkodrane ka marrë fitore 4-0 në Kamzë me Dajtin ku u dallua Emiljana Llasari, një futbolliste që premton për një të ardhme të shkëlqyer.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"