Vllaznia mbush arkat, zbulohet sa fitojnë shkodranët nga shitja e Dungës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2021 | 23:47

Vllaznia mbush arkat, zbulohet sa fitojnë shkodranët nga shitja e Dungës

Ismael Dunga është vetëm një hap larg transferimit në Japoni te Sagan Tosu. Pas shumë negociatash, Vllaznia dhe klubi japonez kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Dunga

Nisur edhe nga ajo që kanë deklaruar vetë drejtuesit shkodranë, ka pasur ndërhyrje nga tre agjenci menaxhimi, të cilat pretendonin se duhet të shpërbleheshin për këtë negociatë. Mirëpo, mësohet se problemi më i madh ka qenë akordi për transferimin e shumës së rënë dakord për këtë shitje. Vllaznia pret të arkëtojë rreth 100 milionë lekë të vjetër nga transferimi i Dungës dhe marrëveshja është që kjo shumë duhet të kalojë në llogari të klubit shkodran nga Sagan Tosu brenda 30 ditëve të ardhshme.

Në marrëveshjen e bërë janë përfshirë edhe penalitetet. Vetë drejtori sportiv i klubit Vllaznia, Matko Djarmati, ka konfirmuar dje për “Panorama Sport” arritjen e akordit me japonezët. “Vetëm detajet e vogla janë për të arritur te shitja. Nuk jam unë ai që mund të jap vlerën që përfiton Vllaznia nga kjo shitje. Kjo nuk është etike për asnjërën palë, qoftë për ne, klubin japonez dhe futbollistin”, sqaroi dje Djarmati. Kujtojmë që Dunga luajti vetëm 7 ndeshje me Vllazninë dhe shënoi 4 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"