Vllaznia kursehet në miqësore, i mjafton vetëm një autogol në sfidën ndaj skuadrës së Kategorisë së Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2020 | 19:07

Vllaznia kursehet në miqësore, i mjafton vetëm një autogol në sfidën ndaj skuadrës së Kategorisë së Dytë

Vllaznia u shpërngul ditën e djeshme drejt qytetit të Korçës, për të zhvilluar fazën përgatitore në prag të sezonit të ri.

Devolli-Vllaznia

Kuqblutë nuk kanë humbur kohë, për të zhvilluar një test miqësorë, ku përballë kishim ekipin e Devollit, që sezonin e ri do të militojë në Kategorinë e Dytë. Pavarësisht diferencave të mëdha në letër, Vllznia ka arritur të triumfojë vetëm me 1 gol, edhe ai i shënuar nga mbrojtësi i Devollit, Cane në pjesën e dytë.

Vlen të theksohet se ndeshja u zhvillua në stadiumin e qytetit të Bilishtit, teksa klubit juglindor i është larguar afro 80 % e skuadrës pas rrëzimit në Kategorinë e Dytë. Ndërkohë që trajneri i Vllaznisë, hodhi në secilën pjesë nga një formacion të ndryshëm, duke provuar kështu të gjithë lojtarët që kishtë në dispozicion.

DEVOLLI – VLLAZNIA 0-1

Cane (autogol) 7’

FORMACIONI I VLLAZNISË NË PJESËN E PARË: Zogoviç, Gurishta, Isufi, Casius, N.Hoxhaj, Krymi, Marku, Kruja, Viktor Da Silva, Madiangu, Dunga.

FORMACIONI I VLLAZNISË NË PJESËN E DYTË: Qarri, Lekaj, Shehi, Adili, Isaevski, Ramadani, U.Hoxha, Kalaja, A.Hoxha, Imeri, Çoba.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"