Vllaznia kërkon të rikthehet te fitorja, shkodranët stërviten në rrebesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2021 | 18:03

Vllaznia kërkon të rikthehet te fitorja, shkodranët stërviten në rrebesh

Vllaznia vijon përgatitjet për takimin ndaj Apolonisë që do të luhet të shtunën në orën 14:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

vllaznia

Shiu i vazhdueshëm në Shkodër ia ka bërë shumë të vështirë përgatitjet skuadrës, që dje është detyruar të bëjë seancën e radhës në fushën me bar sintetik të “Reshit Rusit”.

Fusha me bar natyral në fshatin Golem është e rënduar dhe dje trajneri Brdariç ka zhvendosur skuadrën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"