Vllaznia kërkon sulmues, shkodranët i afrohen lojtarit të Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2020 | 22:40

Vllaznia kërkon sulmues, shkodranët i afrohen lojtarit të Kategorisë së Parë

Lojtari i Korabit, Xhulio Skuka, pritet të jetë lojtar i Vllaznisë sezonin e ardhshëm. Ai është një nga sulmuesit më të spikatur të Kategorisë së Parë, autor i 12 golave sezonin e fundit me skuadrën e qytetit të lindjes. 22-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave të njohura në vendin tonë, por gazeta mëson se Skuka është më afër Vllaznisë.
SKUKA
Në kontratën e lojtarit dibran ka një klauzolë që e lejon të largohet nga Korabi vetëm për një ekip të Superiores, ndaj dhe në këtë rast plotësohen kushtet që marrëveshja të mbyllet me sukses. Fakti që Skuka ka ende kontratë me Korabin, do të thotë se dibranët do të përfitojnë financiarisht, por për momentin nuk mund të flitet ende për këto detaje. Golat e shënuar me Korabin, por edhe parametrat fizikë që ka ky sulmues, e kanë vënë atë dy sezonet e fundit në qendër të vëmendjes në Kategorinë e Parë. Tani duket se ka ardhur momenti për të bërë hapin e madh, ku fanella e Vllaznisë do t’i shërbente atij për t’u katapultuar në karrierë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"