Vllaznia kërkon fitoren ndaj Skënderbeut, vetëm një dilemë për formacionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2020 | 9:53

Vllaznia kërkon fitoren ndaj Skënderbeut, vetëm një dilemë për formacionin

Tekniku Mirsad Jonuz në seancën e fundit u ka dhënë fund pikëpyetjeve që ka pasur për lojtarët që do të hedhë nga minuta e parë në fushë për takimin ndaj Skënderbeut. Nga sa është provuar gjatë javës dhe dje, ai do të lërë pushim dy nga 5 lojtarët titullarë që janë me 3 kartonë të verdhë.mirsad-jonuz

Mbetet pikëpyetje e vetme aktivizimi nga minuta e parë i Sidorenkos ose Shtubinës. Kapiteni Lika dhe mbrojtësi Marku pritet të mos aktivizohen nga minuta e parë, por të jenë pjesë e stolit.

Vllaznia do të luajë me Efremov në portë dhe në mbrojtje të rreshtohet katërshja Gurishta, Shehi, Malota e Gligorov. Në mesin e fushës priten Krymi, Hygor e Ramadani, ndërsa në vijën e sulmit në njërin prej krahëve mund të jetë Hristov.vllaznia-3-770x470

Në pikëpyetje, i vetmi dyshim, është nëse do të startojë titullar Shtubina apo Sidorenko. Zhunior, si zakonisht, do të jetë në majë të sulmit.

FR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"