Vllaznia ka probleme me portën, Selimaj heziton të rinovojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2017 | 15:03

Vllaznia ka probleme me portën, Selimaj heziton të rinovojë

Porta e Vllazninë mbetet “pezull”. Ndërsa afrimet në mesfushë dhe në sulm i kanë dhënë një lloj qetësie stafit teknik, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për katërkëndorin. Erind Selimaj është i pavendosur, ndërsa mbetet i vetmi nga shkodranët që mbylli sezonin e fundit, që nuk ka rinovuar.

Erind Selimaj

Pretendimet e lojtarit, jo vetëm për një vend titullari, por ndoshta edhe në aspektin financiar, po sjellin një lloj “stepje”. Në klub i kanë ofruar zgjatjen e marrëveshjes, por deri dje në mbrëmje firmë nuk ka pasur. Vetë portieri konfirmon për “Panorama Sport” se sot do të marrë rrugën drejt Malit të Zi dhe në vazhdim do t’i japë drejtim edhe çështjes së rinovimit.

“Po, do të nisem me ekipin në Mal të Zi. Sa për rinovimin, kam ende për të diskutuar me drejtuesit”, u shpreh shkurtimisht gardiani i kuqebluve, i cili kampionatin e fundit ka luajtur 1260 minuta, që përkthehen me 14 ndeshje.

Admir Uruçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"