Vllaznia ka mbetur pa portier, drejtuesit hedhin “grepat” edhe te një… malazez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2020 | 18:04

Vllaznia ka mbetur pa portier, drejtuesit hedhin “grepat” edhe te një… malazez

Vllaznia është hedhur fuqishëm në merkato, pas largimit të 3 portierëve, Sherri, Efremov dhe Tedi Laço, të cilët mbrojtën portën shkodrane sezonin e shkuar. Ish-portieri i Laçit, Dimitri Stazhilla është një prej emrave më të larguar së fundmi, ndërkohë që në skenë ka dalë edhe një portier malazez, i cili së fundmi ka luajtur në Azerbajxhan.

zogovic

Bëhet fjalë për Bojan Zogoviç, i cili së fundmi ka qenë pjesë e Zirës, ku u aktivizuar 8 ndeshje si titullar. 31-vjeçari ka luajtur për vite të tëra edhe në Superligën serbe, me ekipe si Backa Panka, Radnicki Nis, Novi Pazar dhe Metalac GM. Drejtuesit shkodran janë duke shqyrtuar me vëmendje të gjitha alternativat, teksa në ditët e ardhshme, pritet të bëjnë afrimet e duhura, për sa i përket portës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"