Vllaznia insiston për malazezin Vukçeviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2012 | 14:00

Vllaznia insiston për malazezin Vukçeviç

Drejtuesit e klubit të Vllaznisë vijojnë interesimin e tyre për mesfushorin malazez të Buduçnostit, Petar Vukçeviç. Të dhënat e para krerët i kanë marrë nga portieri Vujadinoviç, i cili më parë ka luajtur me të njëjtën skuadër me mesfushorin. Dhe, nga sa mësohet, hapat e parë për të marrë Petar Vukçeviç kanë filluar të hidhen pikërisht përmes gardianit të portës shkodrane, i cili e ka vlerësuar mjaft Vukçeviçin. Kësisoj, drejtuesit e klubit janë vënë në lëvizje për një afrim të tillë, por nuk dihet ende se deri ku kanë arritur ato. Gjithashtu, nga sa mësohet, shkodranët vijojnë interesimin e tyre edhe për malazezin tjetër Ivan Deliç. Ai shikohet si një nga lojtarët që mund të veshë fanellën e Vllaznisë. Mirëpo, në rast se krerët do të binden plotësisht për lojtarin në fjalë, është se nuk ka probleme sa i përket dëmtimit. Ndërkohë që deri më tani tri emra janë afër kalimit te Vllaznia. Begaj, Shtubina, dhe deri-diku edhe Dushku janë lojtarët që momentalisht shikohen edhe prej drejtuesve të klubit që do të jenë më afër kësaj skuadre. Dushku ka një problem, duke qenë se ka një vit kontratë me Tiranën, por kjo nuk do të thotë se kuqeblutë do të heqin dorë për të marrë shërbimet e lojtarit.
Admir Uruçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"