Vllaznia, ikën Dema, pritet rikthimi i Karakaçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2015 | 12:37

Vllaznia, ikën Dema, pritet rikthimi i Karakaçit

demaDrejtuesit e Vllaznisë po shikojnë të gjitha mundësitë që të mbajnë lojtarët që i nevojiten trajnerit Zmijani për sezonin e ri. Kështu që lojtarët që nuk do të kenë hapësirën e duhur, janë lënë të lirë që të vendosin për të ardhmen e tyre.

Dje, drejtuesit e Vllaznisë, me mirëkuptim, kanë lënë të lirë mesfushorin Bekim Dema, ndonëse lojtari kishte kontratë me shkodranët edhe për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, sipas të gjitha gjasave, te Vllaznia do të rikthehet mesfushori Abaz Karakaçi, i cili në sezonin e kaluar është aktivizuar me Apoloninë dhe Tërbunin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"