Vllaznia heq dorë nga Alen Sherri, paralajmëron Laçin për detyrimin e formimit të portierit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2020 | 23:52

Vllaznia heq dorë nga Alen Sherri, paralajmëron Laçin për detyrimin e formimit të portierit

Vllaznia është dorëzuar dhe ka mbyllur bashkëpunimin me lojtarin e saj Alen Sherri. Klubi shkodran komunikoi së fundmi se portieri nuk ka kthyer përgjigje për ofertën e kuqebluve.
Alen Sherri
Tashmë lojtari është i lirë t’i bashkohet Laçit. Nga ana tjetër, Vllaznia kërkon që Laçi të paguajë detyrimin financiar për formimin profesional të Sherrit.

Vllaznia u përpoq gjatë gjithë ditës së sotme të bindte portierin shkodran për të vazhduar bashkëpunimin, por Laçi arriti ta bindte Sherrin të mbrojë portën e skuadrës kurbinase për sezonin e ri.

Njoftimi i Vllaznisë

DEKLARATË PËR SHTYP
Klubi i Futbollit “Vllaznia” njofton opinionin publik se gjatë gjithë ditës së djeshme dhe sot paradite ka qenë në kontakte të vazhdueshme me sportistin Alen Sherri duke i ofruar atij kushte financiare disa herë më të larta nga ato të sezonit të kaluar, ndonëse aktivizimi i tij nuk ka qënë i plotë, por me objektivin e vetëm për të përkrahur elementët e rinj në zhvillimin e tyre profesional, për t’i dhënë mundësi aktivizimi në nivele më të larta.
Në mënyrë të drejpërdrejtë drejtuesit më të lartë të klubit dhe sponsori i Klubit “Vllaznia”, kanë rritur ofertën financiare duke pritur një përgjigje deri në mesditën e sotme, por lojtari nuk ka dhënë asnjë përgjigje, në asnjë rrugë komunikimi të mundshme.
Në kushte të tilla deklarojmë se ndërpresim negociatat me lojtarin Sherri. Klubi Futbollit “Vllaznia” dhe sponsori i ekipit kanë përmbushur çdo detyrim ndaj lojtarit në fjalë, prandaj mbeten të vendosur për të kërkuar përmbushjen nga ana e tij të të gjitha detyrimeve të formimit ndaj klubit kuqeblu, sipas rregulloreve të FSHF-së, UEFA- s dhe FIFA- s.

KF VLLAZNIA

vllaznia

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"