Vllaznia gati t’i kthehet kampionatit, Jonuz nuk e mbyll merkaton: Kam folur me drejtuesit, presim…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 16:36

Vllaznia gati t’i kthehet kampionatit, Jonuz nuk e mbyll merkaton: Kam folur me drejtuesit, presim…

Trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz ka marrë përgjigje pozitive nga skuadra gjatë fazës përgatitore në Ohër.

jonuz

Tekniku maqedonas vlerësoi dhe dy prurjet e reja në ekipin shkodran mbrojtësi Mevlan Adili dhe sulmuesi bullgar Simeon Hristov. Por, merkatoja për kuqeblutë nuk ka përfunduar pasi vetë Jonuz pranon se ka biseduar me drejtuesit e klubit për të sjellë 1-2 lojtarë të tjerë gjatë janarit.

“Konkluzioni nga faza përgatitore në Ohër? Stërvitjet në Ohër ishin shumë të rëndësishme për ne, zhvilluam 3 ndeshje, kemi larguar disa futbollistë dhe kanë ardhur 3 të tjerë. Adili e Hristov janë në formën e duhur, ndërsa Sidorenko vazhdon të punojë dhe pas 10 – 15 ditësh do të jetë në nivelin e duhur Po punojmë fort për ndeshjen me Flamurtarin që është shumë e rëndësishme për ne.

Merkatoja? Me ndryshimet e ndodhura në skuadër, gjendja është më e mire, por kam folur me drejtorin teknik dhe administratorin dhe po shohim mundësinë për të marrë edhe një apo dy lojtarë të tjerë, prandaj do të presim deri në fund të janarit kur mbyllet merkatoja. Tre ndeshjet e para që luajmë në shtëpi janë shumë të rëndësishme për ne dhe do të tentojmë t’i kalojmë me sukses, megjithatë vëmendja kryesore është e përqendruar tek sfida me Flamurtarin që duhet ta fitojmë patjetër”, përfundoi trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"