Vllaznia fiton në miqësore, ekipi i Jonuz dy gola përballë Veleçikut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2019 | 19:05

Vllaznia fiton në miqësore, ekipi i Jonuz dy gola përballë Veleçikut

Vllaznia ka vijuar me paraqitjet e mira, edhe në miqësoren e ditës së sotme, që kuqeblutë zhvilluan përballë Veleçikut, duke shfrytëzuar kështu pauzën e kampionateve prej ndeshjeve të kombëtareve.

vllaznia veleciku

Ekipi i Mirsad Jonuz, fitoi pastër 2-0 takimin me koplikasit. Golat për shkodranët u shënuan nga ardhja e verës, sulmuesi brazilian Uenderson da Silva Soaresh, si edhe mbrojtësi Erdenis Gurishta.

vllaznia velecikuu

Pas tre ndeshjeve në kampionat, Vllaznia numëron 4 pikë, ndërsa nga java e re, kuqeblutë do t’i rikthehen përgatitjeve me fokusin maksimal tek Teuta, e cila është kundërshtarja për javën e katërt të Superiores.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"