“Vllaznia është e tronditur, ka probleme në mbrojtje”, Muça: Krymi nuk duhet të zëvendësohet, sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2021 | 23:00

“Vllaznia është e tronditur, ka probleme në mbrojtje”, Muça: Krymi nuk duhet të zëvendësohet, sepse…

Specialisti i futbollit, Shkëlqim Muça analizoi kryendeshjen e javës së 21-të të Kategorisë Superiore, Vllaznia-Tirana. Në emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH Sport”, Muça u shpreh se Tirana e fitoi ndeshjen me inteligjencë duke shfrytëzuar hapësirat e Vllaznisë.
muca
Sipas tij, shkodranët duhet ta kishin markuar më mirë sulmuesin e bardhebluve Taulant Seferin, i cili ishte rreziku kryesor në portën e shkodranëve. Ai theksoi se shkodranët kanë probleme në prapavijë dhe janë të tronditur psikologjikisht.

“Ishte një avantazh që duhej ta administronte. Ai goli i shpejtë i barazimit i tronditi. Ishte gabim fatal i protierit, Tirana e meritoi fitoren. Vllaznia është e tronditur. Disa lojtarë që i zëvendësojnë me të tjerë dhe këta nuk janë në ritmin e duhur. Ka shumë probleme në mbrojtje. Lë shumë hapësira kur është disavantazh. Është gabim kur zëvendësojnë Krymin, sepse ekipi çekuilibrohet. Krymi e mban ekuilibrin mes mbrojtësve të qendrës. Kur del Krymi, bëhet gropë e madhe.

Tirana ka sulmues të shpejtë si Seferi që e kapi mbrojtjen e Vllaznisë, 2-3 herë në befasi. Tirana bëri ndeshje inteligjente, shfrytëzoi mirë hapësirën. Vllaznia duhej ta interpretonte më mirë ndeshjen, sepse Tirana është e fortë në sulm me Seferin. Duhej ta kishte përgatitur më mirë ndeshjen për ta markuar këtë lojtar. Nuk më pëlqen ta quaj Vllazninë të shpartalluar. Është një moment i vështirë. Prapë mendoj se është përpara. I ka mundësitë të administrojë rezultatin më mirë”, u shpreh Muça.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"