Vllaznia e re nis sot punën, ja lista e lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2018 | 14:20

Vllaznia e re nis sot punën, ja lista e lojtarëve

Vllaznia do të nisë punë sot për sezonin e ardhshëm ku do të marrë pjesë në Kategorinë e Parë. Lojtarët do të jenë pasdite nën urdhrat e trajnerit të ri Hasan Lika dhe do të nisin menjëherë me seancat stërvitore. Pritet që të gjithë futbollistët që janë nën kontratë me ekipin të dalin në stërvitje. Bëhet fjalë për një pjesë të mirë të titullarëve të kampionatit të kaluar, të cilët kanë kontratë me klubin dhe do të vazhdojnë të veshin fanellën kuqeblu edhe në vazhdim.

lojt

Nga ekipi janë larguar Renato Malota, Ergis Mersini, Sedat Berisha, Xhevahir Sukaj, Gilman Lika, Erjon Vucaj, Nuredin Orelesi dhe Andi Ribaj. Pritet që skuadra e sezonit të ardhshëm të përbëhet thuajse e gjitha nga futbollistë vendës. Përveç lojtarëve që kanë qenë titullarë dhe të gatshëm për ekipin gjatë kampionatit të kaluar, ka edhe shumë futbollistë që janë përdorur te Vllaznia B në kampionatin e kaluar të Kategorisë së Parë. Dhe ata e njohin shumë mirë këtë kategori, pasi arritën të mbijetonin sportivisht në sezonin e kaluar, për shkak të rregullores, do të luajnë në Kategorinë e Dytë në sezonin e ri.

vllaznia

Burimet pranë drejtuesve dhe stafit teknik bëjnë të ditur se nuk do të ketë lojtarë të huaj dhe do të punohet vetëm me vendësit. Gjatë këtij viti, buxheti për klubin Vllaznia është 1.2 miliardë lekë, por skuadra nuk arriti t’i shpëtonte rënies. Ndërkaq, në sezonin e ri do të ketë ulje të ndjeshme të pagave

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"