Vllaznia e femrave në grupet e Champions-it, presidenti Matija: Ky ekip krenari kombëtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 20:09

Vllaznia e femrave në grupet e Champions-it, presidenti Matija: Ky ekip krenari kombëtare

Vllaznia e femrave bëri krenarë gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, teksa siguroi grupet e Champions League, pas triumfit 2-1 në “Loro Boriçi”, ndaj Vorskla Kharkiv, në duelin e vlefshëm për “Play-Off”.

Lazet-Matija-scaled

Një mëritë të jashtëzakonshme për këtë sukses historik ka padyshim edhe presidenti i shkodranëve, Lazer Matija, që falë investimit dhe seriozitet, arriti të ndërtonte një skuadër fantastike. Matija foli në lidhje më suksesit në sotëm, teksa në një prononcim për mediat, u shpreh:

“Sot është moment gëzimi për qytetin e për futbollin shqiptar. Arritje mjaft e madhe ndonjëherë në sportin shqiptar. Para disa vitesh ishte ëndërr tashmë realitet. Puna ndër vite e vajzave dhe klubit e ka kthye në një objektiv këtë ëndërr.

Duhet bërë më vonë kjo pyetje. Një ekip që luan mjaft mirë në 32 ekipet më të mira edhe në grupe shkojmë për të treguar vlerat tona. Do të shohim edhe shortin pasi do të përballemi me ekipe që kanë nivelin më të lartë në Europë.

Kualifikim mese i merituar për atë që kanë dhënë skuadrat. Nuk kemi pësuar asnjë gol përveç penalltive. Nuk u treguam asnjëherë inferior që shpeshherë skuadrat shqiptare e bëjnë në Europë.

Kemi vrare ndërgjegjen e atyre pa ndërgjegje. Ne do të vazhdojmë të punojmë pasi ky ekip është krenari kombëtare e jo shkodrane.

Në futboll loja kolektive është primare. Lojtarët e reja ju bashkëngjitën shumë shpejt boshtit të ekipit. Diferencën e bëri karakteri i vajzave për të marrë maksimumin.

Nuk do e përfshija familjen se normal familja është pjesë e madhe e suksesit por dua të përfshijë vajzat që bën maksimumin dhe duam ta shijojmë këtë sukses dhe të përgatitemi për ndeshjet e ardhshme”, u shpreh Matija.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"