Vllaznia drejt “greminës”, por talentet shkodranë shkëlqejnë. Ish-sulmuesi gol 3-pikësh në Slloveni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2018 | 21:40

Vllaznia drejt “greminës”, por talentet shkodranë shkëlqejnë. Ish-sulmuesi gol 3-pikësh në Slloveni

Vllaznia është me një këmbë e rrëzuar në Kategorinë e Parë, por talentet e saj nëpër skuadrat e tjera apo edhe më larg në Europë, vazhdojnë shkëlqejnë.

hebaj

Rubin Hebaj, i larguar sezonin e kaluar nga shkodranët, për tek sllovënet e Domzales, ka gjetur golin në ndeshjen ndaj Aliminij. Ai u fut në fushë në minutën e 62-të, dhe në të 77-tën shënoi golin e dytë, për të rikthyer avantazhin tek ekipi i tij, dhe për të vulosur shifrat 1-2 të ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"