“Vllaznia do ta mundë nesër Partizanin”, ish-futbollisti i Shqipërisë vë bast

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 22:24

“Vllaznia do ta mundë nesër Partizanin”, ish-futbollisti i Shqipërisë vë bast

Ish-futbollisti i kombëtares së Shqipërisë Salvador Kaçaj është i bindur se Vllaznia do ta arrijë ta mposhtë nesër Partizanin.

salvador kacaj

Në studion e “Sport News Plus” të “News 24”, Kaçaj thekson se të kuqtë janë totalisht të çorganizuar dhe u kthye pas tek ndeshja me Besëlidhjen në Kupën e Shqipërisë, ku të kuqtë u mposhtën 3-0.

“Ky Partizan i këtij sezoni uk përfaqëson fare atë Partizan që kemi parë. Vllaznia do ta mundë Partizanin. Me atë Partizanin në 10 ndeshjet e fundit, që nga ndeshja me Besëlidhjen, është i çorganizuar”, u shpreh Kaçaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"