Vllaznia denoncon Alaveshin në FIFA, çështja Çinari fut në sherr klubet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2018 | 22:46

Vllaznia denoncon Alaveshin në FIFA, çështja Çinari fut në sherr klubet

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, klubi i Vllaznisë kërkon të sqarojë publikun në lidhje me çështjen ndaj Erald Çinarit. Shkodranët deklarojnë nuk kanë asnjë marrëveshje me Deportivo Alavesh, presidenti i klubit spanjoll, që zotëron edhe NK Istra, e ka huazuar në Kroaci.

cinari

KF Vllaznia ka njoftuar te dy klubet, Deportivo Alaves dhe NK Istra 1961 se do ta ankimojë këtë çështje ne FIFA dhe UEFA për bllokimin e këtij transferimi dhe per te kerkuar dëmshperblim për demin qe i eshte shkaktuar klubit të futbollit “Vllaznia”.

KOMUNIKATE PER SHTYP
KF Vllaznia përmes kësaj komunikate për shtyp dëshiron të sqarojë publikun në lidhje me situatën e futbollistit Erald Çinari. 
Futbollisti Çinari pretendon të ketë firmosur një kontratë me klubin spanjoll Deportivo Alaves dhe ky e ka huazuar per një sezon tek skuadra kroate NK Istra 1861.
E verteta është se deri me sot KF Vllaznia nuk ka arritur asnjë marrëveshje transferimi dhe huazimi me asnjë klub për futbollistin Erald Çinari. 
KF Vllaznia ka patur vetëm një komunikim me Deportivo Alaves në fund të muajit maj 2018 ku i kërkon kohë për bisedime, për shkak të ristrukturimit të klubit. Më pas, me emërimin e administratorit të ri të klubit, z.Suad Lici, menjëherë i jemi drejtuar zyrtarisht klubit spanjoll duke i shprehur gatishmërinë për të negociuar për këtë transferim, duke i kujtuar njëkohësisht edhe klauzolën që lojtari Erald Çinari ka në kontratë për prishjen e parakohshme.

Në mënyre të çuditshme, klubi Deportivo Alaves është përgjigjur më date 1 gusht 2018 duke kujtuar se pretendimet e KF Vllaznia janë të kota sepse sipas tyre, “….Klubi i Futbollit “Vllaznia” kishte pranuar ofertën e tyre, kishte derguar edhe numrin e llogarisë dhe se ishte bëre transferimi i shumes financiare ne llogarinë përkatëse.” Madje, klubi spanjoll shkon edhe me tej duke deklaruar se KF Vllaznia kishte konfirmuar marrjen e parave.
Të çuditur nga një reagim i tillë, me një shkresë të datës 2 gusht 2018 klubi “Vllaznia” pas verifikimit të të gjithë fakteve dhe dokumenteve, i ështe përgjigjur sërish Deportivo Alaves duke ia bërë të qartë se nga KF Vllaznia nuk ka dalë asnje leje-kalimi apo marrëveshje transferimi për futbollistin Erald Çinari. Njekohësisht i është kërkuar sjellja e të gjithë dokumenteve që sipas tyre ata poseidojnë ne “komunikimin me KF Vllaznia”. 
Pas pritjes disa ditë të ndonjë pergjigje nga klubi Deportivo Alaves, nuk ka ardhur asnje e tillë.
Per kete arsye, me date 8 gusht 2018 KF Vllaznia i ka nisur nje tjeter shkrese klubit ne fjale duke i kerkuar edhe njehere dokumentacionet dhe njekohësisht edhe transfertën bankare të shumës së bërë për këtë transferim.
Por sërish asnjë reagim kur pas verifikimeve të bëra rezulton se numri i llogarisë i pretenduar nga spanjollët ku kanë bërë pagesën, është në Itali. Diçka absurde sepse KF Vllaznia jo vetëm që nuk ka asnjë numër llogarie jashtë territorit shqiptar, por edhe numri i llogarisë në fjalë nuk ekziston.
Lidhur me dokumentacionin e percjellë nga Deportivo Alaves pranë Klubit Vllaznia për sportistin Çinari, na rezulton dokumentacion jo i lëshuar nga Klubi apo nga Bashkia Shkodër. Ka dokumentacion të pavërtetë dhe kemi dyshime te bazuara se mund te jete perdorur per qellime jo të mira. Për këtë Bashkia Shkoder, kryetarja e Bashkisë i është drejtuar prokurorisë për hetim të mëtejshëm.
Ndërkohë, me datë 13 gusht 2018, klubi kroat NK Istra 1961 që pretendon se ka marrë në huazim futbollistin Erald Çinari, ka kërkuar që KF Vllaznia të ndërhynte në sistemin TMS te FIFA-s për të mbyllur transferimin e këtij futbollisti sipas rregullave të transferimit ndërkombëtar.
Të gjendur para këtij fakti, KF Vllaznia më datë 14 gusht 2018 i është përgjigjur me një shkrese zyrtare edhe klubit kroat duke i shpjeguar edhe këtij klubi se per futbollistin në fjalë nuk ka asnjë marrëveshje huazimi apo transferimi me asnjë klub.
Ne rrethana te tilla, KF Vllaznia ka njoftuar te dy klubet, Deportivo Alaves dhe NK Istra 1961 se do ta ankimojë këtë çështje ne FIFA dhe UEFA për bllokimin e ketij transferimi dhe per te kerkuar dëmshperblim për demin qe i eshte shkaktuar klubit të futbollit “Vllaznia”.
KF Vllaznia

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"