Vllaznia blindon sulmin, firmos keniani që u shpall kampion me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2020 | 23:30

Vllaznia blindon sulmin, firmos keniani që u shpall kampion me Tiranën

Ismael Dunga është futbollisti më i ri i Vllaznnisë. Sulmuesi Kenian firmosi kontratë një-vjeçare me klubin shkodran duke patur si opsion të drejtën e rinovimit edhe për një vit.

118662429_3263916497018687_7574829308180309369_n
Ai u prezantua nga sponsori kryesor i kuqebluve Alban Xhaferri.

Dunga ishte pjesë e Tiranës sezonin e kaluar duke u aktivizuar më tepër si lojtar rezervë. Ai fitoi titullin e 25-të kampion me bardheblutë. Keniani realizoi 4 gola në 14 ndeshje me Tiranën.

Transferimi i tij konsiderohet si zgjidhje e duhur për repartin e sulmit të Vllaznisë.

Njoftimi i Vllaznisë

✅ FIRMOS EDHE SULMUESI ISMAEL DUNGA
?Pas disa përforcimeve të bëra ditët e fundit, KF Vllaznia ka bërë realitet sot një tjetër afrim cilësor në merkato.
?Drejtuesit e klubit kanë firmosur me sulmuesin Ismael Dunga një kontratë njëvjeçare, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër. Në këtë mënyrë pas përvojës së mëparshme me Luftëtarin dhe Tiranën në kampionatin shqiptar, tashmë Dunga nga sot nis një tjetër me ekipin tonë.
Mirë se erdhe tek Vllaznia Ismael Dunga!

#bashkiashkoder #ASE sh.p.k

dunga ismael

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"