“Vllaznia bën futboll të bukur, me këto fusha do të kisha shënuar më shumë”, Vioresin Sinani: Lojtari që ka mundësi të rritet te shkodranët është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2021 | 17:39

“Vllaznia bën futboll të bukur, me këto fusha do të kisha shënuar më shumë”, Vioresin Sinani: Lojtari që ka mundësi të rritet te shkodranët është…

Sulmuesi legjendar i Vllaznisë, Vioersin Sinani cilësohet si një ndër futbollistët më të mirë që ka shkelur në Superiore, por jo vetëm. Për mikrofonat e SuperSport para startit të ndeshjes Vllaznia-Tirana, Sinani bëri thirrje që kjo ndeshje të jetë sa më argëtuese dhe e bukur duke ulur disi tensionin e dy tifozerive. 

vioresin sinani

‘’Me Tiranën kam shënuar 23 gola, por kemi shkuar shumë mirë. Dua të bëhet një ndeshje e bukur, të fitojë skuadra më e mirë, të bëhet një ndeshje e mirë, sportive asgjë më shumë. Me thënë të drejtën janë dy skuadrat më të mira të kampionatit. Kanë arritur të japin lojëra të bukur, janë dy skuadra dhe historikisht dhe për momentin më të mira.

Vllaznia e edicionit të kaluar dhe e sivjetshme është konsideruar më e bukura. Kampionati është i gjatë dhe jo të gjitha ndeshjet bëhet mirë. Nuk dua të jap emra, por Aralica është një lojtar mjaft i mirë dhe uroj të jetë protagonist sot por dhe në ndeshjet e tjera.

Bombera shqiptar: Unë jam i mendimit që janë sulmuesit e huaj që po shënojnë gola në kampionatin tonë. Për mendimin tim 15 gola e lartë janë të mirëseardhur, besoj se janë shumë të vlefshëm për kampionatin tonë, por për gola të paktë më mirë t’ia lëmë në dorë vendalinjve, pasi ka sa të duash sulmues shqiptar.

“Loro Boriçi”: Pak stadiume kanë qenë në këto kushte, por dhe një gol më shumë do e kisha nxjerrë.

Më pëlqen Çoba, pavarësisht minutave që ka pasur mendoj se është lojtar i mirë, nga të gjithë shkodranët e Vllaznisë.

Kur më kërkohet mendim jam i gatshëm të flas, jam i afërt me drejtuesit e Vllaznisë, i respektoj dhe më respektojnë. Vllaznia e këtij edicioni dhe atë të kaluarin, është ekip që luan mirë futboll, tjera janë mendim i trajnerit. Mendoj se dhe me trajnerin që ka aktualisht ka ecur mirë’’, u shpreh Sinani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"