Vllaznia bëhet me drejtor të ri, ja kujt i është besuar merkatoja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2022 | 20:27

Vllaznia bëhet me drejtor të ri, ja kujt i është besuar merkatoja

Tjetër risi te Vllaznia, Auron Miloti është emëruar drejtori i ri teknik i klubit shkodran. Shkodrani do të jetë kështu zëvendësuesi i Matko Djarmatit, të larguar në fund të sezonit.

Miloti-1024x579

47-vjeçari do të mbajë këtë rol të rëndësishëm në klubin shkodran, teksa aktualisht është duke u marrë me merkaton e skuadrës kuqeblu. Miloti ka qenë si futbollist te Vllaznia në dy raste. Fillimisht, 47-vjeçari ka luajtur në vitet 1992-’94, ndërsa më pas, u rikthye në sezonin 1998-’99.

Në total, Miloti ka luajtur 65 ndeshje me Vllazninë, ku ka shënuar 15 gola. Kujtojmë që Miloti ka mbajtur dhe rolin e zv. trajnerit te skuadra e Vllaznisë, dhe e njeh mjaft mirë ambientin ne klubin shkodran.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"