Vllaznia B fillon përgatitjet, trajneri Kraja: Do jemi surprizë në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2017 | 19:07

Vllaznia B fillon përgatitjet, trajneri Kraja: Do jemi surprizë në Kategorinë e Parë

Vllaznia B bëri një superkampionat në debutim dhe siguroi ngjitjen në Kategorinë e Parë. Skuadra e dytë e klubit shkodran mundi në Play-off Sopotin pas goditjes së penalltive. Në një prononcim për mediat, në ditën e parë të nisjes së përgatitjeve për sezonin e ri, trajneri i Vllaznisë B, Elvis Kraja u shpreh:

vllaznia b

“Ekipi ka nisur stërvitjen me ata lojtarë që mbyllën kampionatin e kaluar. Por, janë duke u stërvitur edhe lojtarë të tjerë të ardhur nga Akademia e Vllanisë, ku seleksionimi i tyre do të bëhet gjatë gushtit. Ju garantoj se do të jemi surprizë në Kategorinë e Parë. Jemi një skuadër që i shërbejmë ekipit të parë, por do të ketë edhe shkëmbime lojtarësh mes nesh”, u shpreh trajneri.

ESAT YMERI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"