Vllaznia arrin marrëveshje të rëndësishme, bashkëpunim klubin e Superligës turke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2023 | 16:06

Vllaznia arrin marrëveshje të rëndësishme, bashkëpunim klubin e Superligës turke

Vllaznia ka hedhur një hap të madh në çështjet organziative, duke firmosur në marrëveshje me klubin e superligës turke, Antaliaspor. Vetë klubi shkodran e ka njoftuar diçka të tillë nëpërmjet një komunikate për shtyp, duke sqaruar edhe benefitet që dy klubet do të kenë nga kjo marrëveshje.

VLLAZNIA ANTALIASPOR

“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka arritur të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi për pesë vitet e ardhshme me Klubin shumsportësh turk Antalyaspor A.S.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është strukturimi dhe organizimi i Akademisë se Futbollit Vllaznia, duke përcaktuar filozofinë dhe modelin e lojës, organizimin e kurseve të trajnimit për trajnerët e akademisë, zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta dhe të fazës përgatitore në mjediset e Antalyaspor A.S, organizimin e turneve dhe ndeshjeve ndërmjet ekipeve të akademisë dhe ekipit të parë.

Një komponent shumë i rëndësishëm dhe thelbësor i kësaj marrëveshje do të jetë asistenca në përzgjedhjen e lojtarëve për ekipin e parë me fokus kryesor talentet e reja brenda dhe jashtë vendit, duke krijuar grupe të përbashkëta skautimi për formimin e përbashkët të lojtarëve të KF Vllaznia dhe Antalyaspor AS nëpërmjet huazimeve të ndërsjella, duke synuar transferimin e lojtarëve në liga të tjera me të forta me përfitim të përbashkët për klubet dhe lojtarët që janë pjesë e KF Vllaznia dhe Antalyaspor AS”, shkruhan klubi i Vllaznisë.

vllaznia

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"