Vllaznia 9 gola Besës në miqësore, “shpërthen” Daiu: Turpi nuk ka fund!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2021 | 9:41

Vllaznia 9 gola Besës në miqësore, “shpërthen” Daiu: Turpi nuk ka fund!

Turpërimi i Besës në ndeshjen miqësore me Vllazninë, ka sjellë një reagim të ashpër të një legjende të futbollit kavajas si Përparim Daiu. Ish-futbollisti dhe trajneri i kësaj skuadre, e ka cilësuar poshtëruese situatën ku ndodhet Besa.

DAIU

“Turpi s’paska fund dhe limite.Boll tragjikomedi me emrin e madh të Besës! Ka vite që poshtërohet me rezultate tenistike për të bërë qoka e për t’u tallur me gjakun e djersën e shumë futbollistëve me emër të kësaj skuadre.

Boll luajtët me ndjenjat e tifozëve të një komuniteti prej 110 mijë personash nga Rrogozhina deri në Golem, boll keni aktruar me teatër dramëkomedi këto 8 vite me rezultate tenistike me Apoloninë, Elbasanin apo me Vllazninë!

Stop kësaj katrahure për të qenë dinjitozë e për të mos degraduar këtë emër të madh që është sinonimi i qytetit të Kavajës”, shkruante Daiu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"