VLLAZNI E MADHE/ Shkodranët gjunjëzojnë Kukësin dhe u lënë targën rivalëve (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 0:02

VLLAZNI E MADHE/ Shkodranët gjunjëzojnë Kukësin dhe u lënë targën rivalëve (VIDEO)

Vllaznia nuk ka të ndalur! Shkodranët kanë mposhtur Kukësin me rezultatin 0-1 në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”, duke siguruar kështu fitoren e 10-të në kampionat, që i afron gjithmonë e më pranë titullit kampion.  

Vllaznia goli

Ishte sulmuesi Arlind Kalaja, ai që me golin e tij i dhuroi 3 pikë të arta skuadrës së Brdariç, duke zhytur kështu në krizë të thellë rezultatesh Kukësin. Për verilindorët e Hallaçit kjo ishte humbja e katërt radhazi në 5 ndeshjet e fundit.

vLLAZNIA

FT: KUKËSI-VLLAZNIA 0-1

Kalaja 58′

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi! 

90+3′ Redon Dragoshi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë skuadrën me 10 lojtarë.

90+2′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Demir Imeri, vendin e tij e merr Dajan Shehi.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

90′ Ndëshkohet edhe Jonuzi me karton të verdhë për protesta.

88′ Kukësi kërkon 11-metërsh për prekje të topit me dorë brenda zonës, nuk është i këtij mendimi gjyqtari Hamiti që ndëshkon Ezenë me karton të verdhë për protestë.

87′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Dilaver, në vend të tij braziliani Da Silva.

86′ E rrezikshme skuadra e Kukësit me Vesel Limajn, gjuajtja e mesfushorit, shkon ngjitur me shtyllën.

85′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Hetemaj, vendin e tij e merr Domi.

82′ Pranë golit të dytë Vllaznia me Demir Imerin, por vendimtare ndërhyrjet e portierit Tafas dhe mbrojtësit Lulaj.

78′ Zëvendësim te Kukësi, largohet nga fusha Gashi, vendin e tij e merr Peposhi.

77′ Sërish rrezikshëm Kukësi me Hetemajn, mbrojtësi devijon me kokë harkimin e Ibrahimit, por jashtë kuadratit.

76′ Marku ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

72′ Zëvendësim i parë te Vllaznia, largohet autori i golit Arlind Kalaja, vendin e tij e merr Albion Avdiaj.

70′ Shtylla i mohon golin e barazimit Kukësit, pas tentativës së Hetemajt brenda zonës. Të pafat kuksianët në këto momente.

68′ Rast ideal për Vllazninë! Pas një depërtimi mjaft të bukur të Krujës nga e djathta, futbollisti shkodran harkon bukur në zonë për Demir Imerin që provon me një goditje fluturimthi te pika e penalltisë, por topi shkoi ngjitur me shtyllën.

62′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Taipi, vendin e tij e merr Vesel Limaj.

62′ Demir Imeri ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

58′ GOOOOOL VLLAZNIA 0-1/ Zhbllokohet sfida, shkodranët kalojnë në avantazh. Pas një tentative nga distanca të Markut, Tafa nuk e kontrollon siç duhet, duke e lënë topin në zonë, aty ku ndodhej Kalaja, i cili nuk fal, duke e shtyrë topin drejt rrjetës. 

57′ Goditje dënimi për Vllazninë, harkon Marku në zonë, por largon topin me kokë Eze.

55′ Pranë golit Kukësi me Eze, i cili devijon një tentativë të Taipit, por i vëmendshëm portieri Zogoviç, që zgjatet dhe largon rrezikun.

53′ Pas një harkimi nga këndi, as Marku dhe as Adili, nuk arrijnë të përfitojnë për ta çuar topin në rrjetë.

52′ Vllaznia më kërkuese në këtë fragment të dytë të lojës. Shkodranët fitojnë goditjen e tretë nga këndi.

46′ Starton pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë. 

45+2′ Sa pranë golit shkon Vllaznia me Fjoart Jonuzit. Tentativa e tij shkon ngjitur me trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Tafas.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ Demir Imeri provon me një gjuajtje të befasishme, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

40′ Vllaznia shfaqet më kërkuese në këto minuta, por mungojnë rastet e rrezikshme në portën e Tafas.

36′ Adili provon me një gjuajtje nga distanca, por ndalet nga portieri Tafas. Tentativa e parë në kuadrat për shkodranët.

27′ Pranë golit Kukësi. Zogoviç ndal topin mbi vijën fatale, pas tentativës me kokë të Leirës.

26′ Ardit Krymi është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Dragoshit.

21′ Goditje dënimi për Kukësin, provon Ibrahimi me një predhë nga distanca, por jashtë kuadratit.

18′ Dragoshi është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

16′ Goditje këndi për Vllazninë, kroson Imeri në zonë, por largon rrezikun me kokë sulmuesi Eze.

11′ Isaevski ndëshkohet me karton të parë të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Leirës.

8′ Kukësi tregohet i kujdesshëm në këto minuta të para. Verilindorët qëndrojnë në pritjet të skuadrës shkodrane.

2′ Hetemaj provon me një gjuajtje nga distanca, topi shkon jashtë kuadratit.

1′ Starton sfida.

FORMACIONET ZYRTARE:

Kukësi: Tafa, Bytyçi, Hetemi, Lulaj, Dragoshi, Taipi, Ibraimi, Kotobelli, Leiria, Gashi, Eze. Trajner: Rr. Hallaçi

Vllaznia: Zogovic, Kruja, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Jonuzi, Imeri, Kalaja, Dilaver. Trajner: Th. Brdaric

KUK

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"