Vllaznia duhet të ndërtojë skuadrën nga e para, shkodranët i bëjnë ofertë Stazhillës dhe mbrojtësit të Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Gusht 15, 2020 | 11:07


Vllaznia duhet të ndërtojë skuadrën nga e para, shkodranët i bëjnë ofertë Stazhillës dhe mbrojtësit të Skënderbeut

Drejtuesit e rinj të Vllaznisë janë para një sfide të vështirë, pasi duhet të ndërtojë thuajse nga e para skuadrën për sezonin e ri. Pjesa dërrmuese e titullarëve të edicionit të fundit janë larguar, ku disa prej tyre nuk kanë pranuar kushtet e reja që u janë ofruar për rinovim. Gjithsesi, ka edhe nga ata që kanë vendosur të mos ndryshojnë ambient, siç është rasti i Ardit Krymit, i cili do të jetë edhe për dy sezone të tjera pjesë e Vllaznisë.

vllaznia hoxhaj

Nga sa bëhet e ditur nga burime pranë klubit dhe lojtarët, palët kanë rënë dakord për të nisur një bashkëpunim të ri edhe për dy sezonet në vazhdim. Krymi ka qenë një nga lojtarët bazë të skuadrës, duke qenë një lojtar stabël në formacionin kuqeblu. Pas mesfushorit pritet që drejtuesit të ulen dhe të diskutojnë edhe me të tjerë lojtarë që mbyllën sezonin e shkuar me këtë ekip. Ndërsa ato që priten janë emrat e Herald Markut, Dajan Shehit, si dhe Silvjo Zogajt.

Ndërsa mësohet se drejtuesit po shikojnë mundësinë që të ulen në tryezë edhe me lojtarë të tjerë shkodranë që sezonin e shkuara kanë luajtur jashtë Shqipërisë apo me klube vendëse.Stazhilla

OFERTË STAZHILLËS DHE IMAMIT

Vllaznia ka nevojë për përforcime në çdo repart. Prurjet e merkatos duhet të jenë të shumta, për vetë nevojat që ka skuadra. Porta ka mbetur pa lider pas largimit të Sherrit dhe mospërgjigjes së Efremovit. Mësohet se drejtuesit i kanë bërë ofertë ish-portierit të Laçit, Dimitri Stazhilla, por deri tani nuk ka asnjë lëvizje.imami

Nuk përjashtohet edhe mundësia e rikthimit të portierit Erind Seliamj, që e ka mbyllur aventurën me Flamurtarin e Prishtinës. Sa i përket mbrojtjes, ofertë i është bërë edhe Eni Imamit, që është larguar nga Skënderbeu. Gjithashtu pritet edhe një mbrojtës bullgar. Nuk përjashtohet edhe mundësia e rikthimit të dy shkodranëve, Denis Pjeshka dhe Esin Hakaj.

A.URUÇI




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com