Vlersimi i medias italiane: Tifozëve të Skënderbeut u heqim kapelen, Gavazaj nuk dorëzohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2017 | 0:13

Vlersimi i medias italiane: Tifozëve të Skënderbeut u heqim kapelen, Gavazaj nuk dorëzohet

Skënderbeu e humbi takimin e fundit të Ligës së Europës, teksa u mposht në transfertë nga zviceranët e Jang Bojs me rezultatin 2-1. Goli në minutën e 95-të nga Asale i mohoi korçarëve barazimin e merituar.

Skenderbeu

Në fundin e ndeshjes “tuttomercatoweb” publikoi rubrikën “Top & Flop”, e cila ka të bëjë me paraqitjet më të vlersuara dhe ato më pak të vlerësuara. Sipas italianëve, tifozët shqiptarë meritojnë heqjen e kapeles për atmosferën e krijuar në shkallët e stadiumit.

TOP

Publiku shqiptar – Ndonëse në diskutim nuk kishte asnjë gjë jetësore, tifozët e Skënderbeut e populluan ” Stade de Suisse” për të mbështetur skuadrën në këtë ndeshje të fundit europiane. U heqim kapelen.

Gavazaj – Zhbllokon ndeshjen dhe kalon në avantazh ekipin e tij. Por sidomos është i fundit që dorëzohet në fushë, duke vrapuar pas çdo topi deri në fund.

Skenderbeu-Jang Bojs

Asale – Goli i tij duket paksa si drejtësi hyjonre, pas humbjes së kohës së kundërshtarëve. Hyn nga pankina dhe vendos ndeshjen, duke i dhuruar një gëzim tifozëve të tij.

FLOP

Mbrojtja shqiptare – Dy shpërqendrime, fatale, kanë sjellë këtë humbje. Fillimisht te goli i Horo, e lënë të shkëputet pa shumë vështirësi. Pastaj në fund, të gjithëve u shpëton Asale, duke firmosur disfatën në tokën zvicerane.

Nimaga

Nimaga – Sjellje tërësisht për t’u dënuar e tija, sidomos kur në fund të ndeshjes shtrihet në tokë, duke ngadalësuar vijimin e lojës për vrullin e fundit të kundërshtarëve.

Ngamaleu – Bën faulla që në fillimin e ndeshjes, merr vetëm një të verdhë, por me shumë mundësi meritonte edhe të dytin dhe përjashtimin për disa ndërhyrje shumë të ashpra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"