Vlerësimi i parë për këtë vit/ 3 gola dhe asiste, futbollisti shqiptar zgjidhet lojtari i muajit në Kroaci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2021 | 17:42

Vlerësimi i parë për këtë vit/ 3 gola dhe asiste, futbollisti shqiptar zgjidhet lojtari i muajit në Kroaci

Emir Sahiti ka marrë vlerësimin e parë për këtë vit kalendarik. Me gola në fund të muajit janar dhe në fillim të muajit aktual, mesfushori me tipare sulmuese është përzgjedhur nga tifozët në Kroaci si lojtari i muajit.

Sahiti

Emir Sahiti ka shënuar në tri ndeshje radhazi; dopietë më 26 janar, gol dhe asist më 30 janar përballë Dinamos së Zagrebit si dhe gol më 3 shkurt 2021. Për këtë sezon, mesfushori anësor i cili si rol natyral ka atë të anësorit të majtë, është në kuotën e 6 golave të realizuar dhe një asisti.

Sahiti është pjesë e zinxhirit të ekipeve kombëtare të Shqipërisë, pasi ka qenë pjesë e U-19 dhe e U-21 me 10 ndeshje dhe dy gola. Tani, pritet ftesa për të nga Reja për të mos u bërë talenti i radhës që injorohet nga strukturat e FSHF-së dhe të zgjedhë më pas Kosovën. Aq më tepër që vetë lojtari në disa deklarata radhazi në Kroaci së fundmi e ka pranuar se për të ekziston mundësia të zgjedhë edhe përfaqësuesen e Kosovës.

11

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"