VLERËSIMET/ Italianët duartrokasin Myrto Uzunin, ja notat për beratasin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 11:46

VLERËSIMET/ Italianët duartrokasin Myrto Uzunin, ja notat për beratasin

Myrto Uzuni përbëri lajm në të gjitha rrjetet e të përditshmeve sportive italiane me golin dhe festimin e tij, por në të njëjtën kohë mori edhe duartrokitjet e specialistëve, duke parë notat me të cilat u vlerësua. Më poshtë janë dy prej tyre:

myrtooo

“SPORTMEDIASET” UZUNI 6.5 – “Shënon në ‘Allianz Stadium’ dhe feston si Kristiano Ronaldo. Lufton, vrapon dhe sakrifikohet edhe në fazën mbrojtëse, në markim, për t’i dhënë edhe më shumë peshë golit të tij. Një mbrëmje për në kopertinë, në të cilën tregoi të gjitha cilësitë e lojës së tij fizike dhe jo vetëm”.

“TUTTOMERCATOWEB” UZUNI 7 – “Bën stadiumin e kampionëve të Italisë që të ngrijë me golin e tij të 1-0. Paraprin si një grabitqar tentativën për mbulim të Kuadrados, por kap në befasi edhe portierin Shezni. Duket si një gazelë e tërbuar, duke vrapuar në çdo cep të fushës, lufton, driblon dhe në çdo prekje të topit çorienton mbrojtjen bardhezi”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"