Vlerësimet e sezonit, UEFA bën renditjen. Ja lojtari më i mirë nga Shqipëria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 23:38

Vlerësimet e sezonit, UEFA bën renditjen. Ja lojtari më i mirë nga Shqipëria

Shqipëria e mbylli edicionin kualifikues në vend të katërt, duke mos ia dalë që të fitojë pozicionin me Islandën. Mirëpo, në fund të këtij edicioni, disa prej kuqezinjve janë ngritur mbi të tjerët.

Ismajli Kombetarja

Të tjerë ia kanë dalë që edhe duke mos luajtur gjithmonë si titullarë, të renditen në pjesën e sipërme. Gjithmonë, duke bërë krahasimin mes organikës dhe futbollistëve kuqezinj.

KLASIFIKIMI

UEFA bën një vlerësim të futbollistëve në edicionin kualifikues, duke shtuar pikë për çdo statistikë pozitive të lojtarëve që aktivizohen me ekipet përfaqësuese në këtë fushatë. Në këtë renditje, shtohen rekordet e lojtarëve edhe për paraqitjet në Ligën e Kombeve si dhe për çdo ndeshje miqësore zyrtare që do të ketë deri në nisjen e Europianit “Euro 2020”. Mes tyre, edhe lojtarët e Kombëtares shqiptare e gjejnë veten , disa prej të cilëve, në një pozicion të rëndësishëm në raport me klasifikimin e përgjithshëm.

ismajli

MË I MIRI

Ardian Ismajli është i vetmi prej lojtarëve të Kombëtares që është ngjitur mes 200 futbollistëve nga të gjitha ekipet euriopiane që marrin pjesë në kualifikuese. Qendërmbrojtësi i Kombëtares dhe i Hajduk Splitit, ka ofruar garanci e siguri në fushën e lojës me Shqipërinë. Krahas sezonit pozitiv në Kroaci, mbrojtësi ka treguar se edhe pse në moshë të re, i ofron siguri e garanci ekipit përfaqësues në prapavijë.

kombetarja shqiperia

TOP 10

Frederik Veseli dhe Berat Gjimshiti janë dy qendërmbrojtës që kanë mbajtur peshë në këto kualifikuese. Edhe pse për 3 vende në prapavijë ka pasur shumë alternativa, futbollisti i Atalantës dhe ai i Empolit kompletojnë podiumin për klasifikimin e futbollistëve të Kombëtares. I pari renditet në vendin e 250-të, ndërsa i dyti në vendin e 290-të, respektivisht me 547 dhe 500 pikë. Odise Roshi, me katër asiste të dhuruara gjatë edicionit, e gjen veten në vend të 4-t me 468 pikë. Më tej, në renditje vijojnë Ledian Memushaj, Keidi Bare dhe Taulant Xhaka. Mesfushori vlonjat numëron 459 pikë në vend të 327-të. Bare, një nga garancitë dhe shpërthimet e mëdha të Kombëtares gjatë këtij sezoni, ka vetëm 10 pikë më pak sesa vlonjati dhe gjendet 11 vende poshtë tij. Në grupin e dhjetë lojtarëve me më shumë pikë, futen edhe Sokol Cikalleshi, Kastriot Dermaku dhe Thomas Strakosha. Bomberi kuqezi ka shënuar katër herë këtë edicion duke e udhëhequr në jo pak ndeshje ekipin.

341

PORTA

Kombëtarja shqiptare ka dy portierë të Serisë A dhe secili prej tyre ka treguar shpesh se janë pika më e fortë e Kombëtares. Mirëpo, në këtë renditje që UEFA bën në bazë të vlerësimit të pikëve, me tri vende më shumë në renditjen e përgjithshme, portieri i Lacios ka koleksionuar 46 pikë më shumë sesa gardiani tjetër, Etrit Berisha.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"