Vlerësimet e legjionarëve, shikoni cili është përzgjedhur lojtari me notën më të mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2021 | 10:35


Vlerësimet e legjionarëve, shikoni cili është përzgjedhur lojtari me notën më të mirë

Ndeshje pozitive për lojtarët shqiptarë që aktivizohen në kampionatet europiane. Në bazë të statistikave të “Sofa Score”, rezulton se futbollisti i cili ka marrë vlerësimin maksimal është Armando Broja me notën 8.4 pas paraqitjes fantastike me Viteshen duke realizuar dhe një gol në sfidën ndaj Venlos ku triumfuan me rezultatin 4-1.

VLERËSIMET E “SOFA SCORE”, EKSKLUZIVISHT PËR “PANORAMA SPORT” 

legjionaret

Pas tij vjen Adrian Hajdari i cili vlerësohet me notën 7.6 ku me ekipin e dytë të Rapidit të Vienës ka bërë një paraqitje mbresëlënëse ndaj Liefering ku triumfuan me rezultatin 1-0. Më pas është Arbnor Muçolli me notën 7.3 i cili me skuadrën e tij në ligën e e parë daneze me Vejlen ka barazuar pa gola ndaj Horsens.

Eduart Rroca renditet i katërti me notën 7.3 ku me Istablusporin e tij ka arritur të fitojë në transfertë me rezultatin 0-3 ndaj Eskishehirspor.

Këtë vlerësim e përfundon Arlind Ajeti i cili rezulton me notën 7.3 me Rexhianën në Serinë B ka barazuar pa gola me skuadrën e Salernitanës.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/