Vlerësimet e legjionarëve/ Nga Lenjani te Balliu dhe Bajrami, futbollistët e Kombëtares shkëlqejnë në Europë. Në TOP 5-she edhe Selmani me Bardhin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2021 | 9:48

Vlerësimet e legjionarëve/ Nga Lenjani te Balliu dhe Bajrami, futbollistët e Kombëtares shkëlqejnë në Europë. Në TOP 5-she edhe Selmani me Bardhin

Futbollistët shqiptarë vijojnë të jenë protagonistë në ligat e forta europiane, duke kontribuar me asiste dhe gola, te klubet e tyre ku militojnë. Siç ndodh çdo javë, faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. ka përpiluar listën e 5 futbollistëve shqiptarë me vlerësimin më të lartë për javën që sapo lamë pas në kampionatet Europiane.

Legjionaret

Lista kryesohet nga Ermir Lenjani, i cili ishte protagonist me asist, në triumfin që skuadra e tij Grasshopers, arriti në kampionat ndaj Sionit me rezultatin 3-1. Lenjani është vlerësuar me notën 7.7.

Pas tij renditen Gentian Selmani dhe Ivan Balliu. Gardiani kuqezi mbajti portën e Bolusporit të paprekur, duke qenë një nga më të mirët në fushë, ndërkohë që Balliu asistoi në La Liga, për Falkaon, në fitoren 3-1 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Kadiz.

TOP 5-ja plotësohet nga Nedim Bajrami dhe Jurgen Bardhi. Bajrami ditën e djeshme shënoi me 11-metërsh në Sërinë A në triumfin 4-2 që blutë arritën ndaj Bolonjës, teksa Bardhi spikati me paraqitjen e tij edhe pse Tuzlaspor u mposht me rezultatin 1-0.

PËRGATITUR NGA “SOFA SCORE”, EKSKLUZIVISHT PËR “PANORAMA SPORT”:

Vleresimet e legjionareve

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"