Vlerësimet e legjionarëve/ 3 ishë të Superiores në “podium”, ja notat përkatëse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 10:00

Vlerësimet e legjionarëve/ 3 ishë të Superiores në “podium”, ja notat përkatëse

Java që sapo u mbyll rezultoi tepër pozitive për legjionarët, të cilët regjistruar paraqitje fantastike, duke “rrëmbyer skenën” me golat e tyre. Bomberi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi është një ndër më të dalluarit, teksa realizoi dopietë në përmbysjen e çmendur të Koniasportit në transfertë.

sokol_cikalleshi_gol_orucunu_bozdu_h452827_c3eef

Kavajasi kryeson listën e 5 futbollistëve shqiptarë më të vlerësuar të javës sipas “Sofa Score”. 8.6 është nota me të cilën është vlerësuar Cika, teksa vlen të theksohet se pas tij vijnë Gentian Selmani dhe Kristal Abazaj, respektivisht me notën 7.5 dhe 7.4. Interesant është fakti që të 3 këta futbollisti që po shkëlqejnë me klubet e tyre në Europë, më herët janë aktivizuar në Kategorinë Superiore dhe janë produkte të kampionatit shqiptar.

Listën e top-5 futbollistëve më të vlerësuar të javës e plotësojnë Keidi Bare dhe Armando Broja. Vlen të sqarohet se vlerësimi i faqes së specializuar të statistikave, përfshin vetëm disa prej kampionateve më kryesore ku aktivizohen shqiptarët. Nga ky vlerësim janë përjashtuar Manaj, Uzuni, etj.

VLERËSIMI I LEGJIONARËVE SIPAS “SOFA SCORE”, EKSKLUZIVISHT PËR “PANORAMA SPORT”: 

Vleresimi i legjionareve

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"